Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në gjimnazin e shkencave shoqërore ‘Ahmet Gashi’ në Prishtinë, ku një person është gjetur pa shenja jete.
Sinjali mëson se viktima është Lutfi Rama, 58-vjeçar.
Kush janë njerëzit që u bënë mur mbrojtës për Vuçiqin gjatë stuhisë në parlament?
Vdekjen e Ramës, i cili ishte punonjës i sigurimit në shkollën ‘Ahmet Gashi’, e ka konstatuar mjeku i ekipit mjekësor të Emergjencës që dolën në vendin e ngjarjes.
Për ngjarjen e dhimbshme kanë njoftuar edhe familjarët e tij, duke dhënë detaje lidhur me ceremoninë mortore të të ndjerit.
“Të nderuar familjar dhe miq, me shumë dhimbje dhe pikëllim, ju njoftojmë se sot me datë 02.02.2023 ndërroi jetë babai ynë Lutfi Osman Rama (Mengjiqi) Varrimi i të ndjerit bëhet nesër, me datë 03.02.2023 në kohën e ikindisë( ora 14:30), tek varrezat në Prishtinë”, kishte shkruar dje në Facebook djali i 58-vjeçarit.