Ky është 33 vjeçari që mbet i vdekur nga aksidenti në Kamenicë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 10:43 në fshatin Hodonovc të Kamenicë. Nga ky aksident një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar.

Viktima që mbeti i vdekur në vend është Albaton Emerllahu, 33-vjeçar.

LEXO EDHE KETE

Detaje nga aksidenti me fatalitet: Të lënduara rëndë edhe gruaja dhe vajza e 33-vjeçarit që humbi jetën

Kurse, në mesin e të lënduarve është një nënë me fëmijën e saj 1 vjeçar dhe një person i moshës 20 vjeçare.

Që të tre të lënduarit u dërguan nga Spitali i Gjilanit për në QKUK për shkak të gjendjes së tyre të rëndë.

Gazeta ka kontaktuar Zyrën për Informim të ShSKUK-së për të kuptuar gjendjen e të lënduarve nga aksidenti i Kamenicës.

Nga kjo zyre, në një prononcim për Gazetën Insajderi thanë se gjendja e nënës dhe foshnjës së saj vazhdon të jetë kritike.

Në gjendje të rëndë vazhdon të jetë edhe personi i tretë i moshës 20 vjeçare.

Aktualisht, të gjithë të lënduarit po trajtohen në Klinikën Emergjente.

“Zyra për Informim e ShSKUK, ju konfirmon se rreth orës 14:00, në Klinikën Emergjente kanë ardhur 3 pacientë të lënduar si pasojë e aksidentit në trafik, dy prej tyre në gjendje kritike,  kurse personi tretë në gjendje  të rëndë. Ekipet mjekësore emergjente kanë ofruar të gjitha shërbimet e nevojshme mjekësore. Fëmija 1 vjeç, në gjendje  kritike, një paciente e datëlindjes 1990, po ashtu në gjendje  kritike. Pacienti i datëlindjes 2003, në gjendje të rëndë. Aktualisht, të gjithë po trajtohen në Klinikën Emergjente“, bëri të ditur zyra e SHSKUK-së.

ngjashme