Blendin Bytyqi nga Komuna e Lipjanit, mbrëmjen e së mërkurës ishte plagosur në poligonin “Katana” në Obliq.
Nga plagët e marra, 24-vjeçari ishte dërguar në QKUK, por nuk ka mundur t`i përballonte plagët e marra. Vdekja është konfirmuar nga mjekët në QKUK, ndërkaq edhe Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin, shkruan Botapress.info
Ndërkaq, mbrëmjen e së mërkurës, kanë reaguar edhe nga poligoni “Katana”. Në njoftimin e tyre thuhet se ka ndodhur një vetëvrasje e qëllimshme./Botapress.info/