Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se gjatë fundjavës, më 4 dhe 05.07.2026, do të mbajë mot me diell dhe intervale me vranësira të pakta.
Të shtunën, më 04.07.2026, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 14 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë 22 deri në 25 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet veriore dhe veriperëndimore ”- thuhet në njoftim.
Kurse, të dielën, më 05.07.2026, temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të jenë ndërmjet 24 dhe 27 gradë Celsius
Era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare nga kuadrati verior”- përfundon njoftimi.
Po sipas Institutit, kushtet agrometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore dhe për kryerjen e punimeve sezonale në ara, pemishte dhe vreshta.
“Temperaturat e këndshme dhe moti kryesisht i thatë do të mundësojnë zhvillimin normal të bimëve. Korrja dhe shirja e grurit tashmë kanë filluar në shumicën e rajoneve të Kosovës. Kushtet e parashikuara meteorologjike, me mot kryesisht të thatë, temperatura të përshtatshme dhe mungesë të reshjeve, janë të favorshme për zhvillimin pa pengesa të këtij procesi”- thuhet në njoftim.
Instituti iu rekomandon fermerëve që korrjen ta organizojnë gjatë orëve me lagështi më të ulët të ajrit, ndërsa pas korrjes të sigurojnë tharjen dhe ruajtjen e duhur të kokrrës, në mënyrë që të ruhet cilësia e prodhimit dhe të shmangen humbjet gjatë magazinimit



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar