Vdekja e kuzhinierit të njohur në moshë të re, Përparim Babalija ka tronditur të gjithë. Për vdekjen e tij kanë shkruar shumë figura të njohura publike, duke e quajtur maestro të kuzhinës dhe mjeshtër të pjatave.
Rreth 20 ditë para se të vdiste, Babalija u kishte bërë thirrje autoriteteve përgjegjëse që ta vaksionin popullin me vaksinën kundër koronavirusit. Fatkeqësisht Covid-19, ia mori jetën edhe atij.
Deklaratën e të ndjerit, e ka shpërndarë këngëtarja e njohur Yllka Kuqi, duke pyetur përgjegjësit për vaksinën se a ju vije turp kur e shohin statusin e maestros së kuzhinës.