Kuvendi i Kosovës sot do të zhvillojë seancë solemne për nder të 25 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Seanca pritet të nis në ora 12:00.Me këtë rast para deputetëve do të flasë presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Po ashtu deputetëve dhe të pranishmëve nesër pritet t’u dhjetohet dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në seancën solemne për shënimin e 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së”.
Që nga dita e djeshme kla filluar manifestimi i Epopesë së UÇK’së me aktivitete të shumëta.
Dje në kazermën e Forcave të Sigurisë së Kosovës, “Adem Jashari” mbajtën fjalime krerët e shtetit, Vjosa Osmani, Albin Kurti, dhe Glauk Konjufca./Botapress.info/