Kushëriri i Benzema, habit në ring: ulet në gjunjë dhe humbet me ‘KO’

Boksieri Newfel Ouatah, një kushëriri i futbollistit Karim Benzema, u gjunjëzua në tokë në shenjë proteste që në fillim të ndeshjes, duke lejuar të goditet me grusht nga kundërshtari i tij Simon Kean.

Fatmirësisht, i afërmi i lojtarit të Real Madridit nuk u lëndua nga grushti i Kean, por ai nuk pranoi të vazhdonte luftën në mbrëmjen e organizuar në Montreal (Kanada). Pas bisedës me Newfel Ouatah, arbitri u detyrua të pezullonte ndeshjen dhe shpalli Simon Kean si fitues nga ‘KO’ në raundin e parë.

Newfel Ouatah, i cili tani ka një rekord prej 18-5, shpjegoi në rrjetet e tij sociale se arsyeja dhe refuzimit të tij për të luftuar ishte një mosmarrëveshje për sigurimin e ndeshjes, pasi FFB nuk panoi të mbulonte dëmtimet apo pasojat e rënda, që ai mund të kishte pësuar nga ndeshja.

ngjashme