Botapress, 18 Janar -Të mërkurën u raportua se kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku dhe tre zyrtarë të tjerë të kësaj partie u kërcënuan për motive politike.
Kërcënimin e ka pranuar edhe Policia e Kosovës.
“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente e PK-së, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë. Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, u shpreh zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi
Sipas informacioneve zyrtare këta janë 4 zyrtarët e lartë të LDK-së që u kërcënuan nga dy organizata terroriste, njëra në Kosovë e tjetra në perëndim.
Zyrtarët e lartë të LDK-së që u kërcënuan janë Lumir Abdixhiku, Abdullah Hoti, Armend Zemaj dhe Arben Gashi, raporton Botapress.