Gazetari Valon Syla u sulmua rreth mesnatës në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.
Syla pësoi lëndime në kokë dhe pas trajtimit, nga QKUK-ja tha se sulmuesit ishin “tre islamikë fanatikë”.
“Po… sulmi, dmth… tre islamikë fanatikë më kanë sulmu”, tha Syla për RTV Dukagjini.
“Shpejt e shpejt ka ndodh dhe kanë ikë”, tha ai.
Ky është vendi ku u sulmua Valon Syla, kujdes pamjet janë të rënda
Syla paraprakisht ishte në emisionin Pressing në T7, ku është analist. Temë diskutimi ishin debati që ka shkaktuar nisja e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Gazeta Express mësoi se sulmuesit e ndoqën gazetarin Valon Syla nga objekti i T7 deri te lagjja Bregu i Diellit në Prishtinë, ku më pas e sulmuan.