Ish i burgosuri politik, Enver Dugolli ka zbuluar emrat e disa shqiptarëve që shërbenin në UDB-në famëkeqe dhe që ishin përgjegjës për torturat ndaj tij dhe të tjerëve.
Emrat që përmendi Dugolli janë; Ajet Istogu, Isa Bunjaku, Lutfi Ajazi[ më pak torturues], Hamëz Hajra, e Tahir Shala [polic i komunikacionit që ka keqtrajtuar dhe rrahur një plak].
Sipas ish të burgosurit politik Enver Dugolli, Isa Bunjaku ishte më i tmerrshmi ndër ta, i njohur për përdorimin e torturës brutale dhe dhunës fizike.
Dugolli për Ajet Istogun si UDB-ash ka thënë se përpos detyrës së tij si punëtor i devotshëm-arsimtar, ai tentoi të kryente edhe linçimin, torturën e shantazhin.
“UDB-ashi kryesor ka qenë nga Gllogovci, Ajet Istogu, i cili ka qenë arsimtar, punëtor i devotshëm. Tentonte të kryente detyrën e vet si për linçim, tortur, shantazh dhe gjithçka. Më vonë kam kuptuar se ai ka tentuar edhe në familje të bëjë asi presione, për të thyer shpirtnisht. Edhe vëllaun e madh Naserin… e thërret disa herë, i thotë nuk ka punë për ty, në realitet duhet të bashkëpunosh, zgjedh ku po don. Vëllai i thot ‘o Ajet Istogu unë do ti hajë edhe gjunjtë e mi, e nuk bëhna argat i joti’ “, vijoi ai.
Ai ka thënë se UDB-ash në numër kishte shumë më pak në rajonin e tyre, por kishte prapë.
“Isa Bunjaku- I ziu Isa e bënte punën e djallit por nuk e besonin, aspak. Merrnin në pyetje… ishin dy udbash serb e një shqiptar. Ndejtën me tortura ndaj nesh dhe dolën. Më lan vetëm me këtë. Ky filloi me pyetje, nënpyetje e vështirësonte situaten. E kryente punën e djallit dhe nuk e kishin besën, e kontrollonin komplet, më hiqnin rrobat dhe nuk e kishin besën tek ai. Më hiqnin rrobat, mos më kanë dhënë diçka, a brisk”, vijoi Dugolli ndër të tjera në rrëfimin e tij.



Të tjera
Kulture Lajme
Akademik Rexhep Ismajli: Shqipja sot – reflekse rreth “krizës” në gjuhë
Në tribunën e Fakultetit Filozofik
Showbiz
Kjo është banorja e parë e “Big Brother Vip Kosova”
Hygerta Sako është banorja më e
Showbiz
Ky është detaji i rëndësishëm që duhet të dini për sezonin e ri të “Big Brother”
Sonte fillon sezoni i ri “Big