Kush janë 3 liderët europianë që do udhëtojnë sot drejt Kievit, do të takojnë Zelensky në kohë lufte

Liderët nga tre vende evropiane do të udhëtojnë në Kiev për t’u takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministrin ukrainas Denis Shmyhal të martën, sipas qeverisë polake.

Në një deklaratë të martën, zyra e kryeministrit polak tha se kryeministri Mateusz Moraëiecki, zëvendëskryeministri Jarosłaë Kaczyński, kryeministri çek Petr Fiala dhe kryeministri slloven Janez Jansha do të vizitojnë kryeqytetin ukrainas si përfaqësues të Këshillit Evropian.

“Vizita është organizuar në konsultim me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen”, thuhet në deklaratë.

“Qëllimi i vizitës është të konfirmojë mbështetjen e qartë të të gjithë Bashkimit Evropian për sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.

Qëllimi i kësaj vizite është gjithashtu të paraqesë një paketë të gjerë mbështetjeje për Ukrainën dhe ukrainasit”.

ngjashme