Prokuroria e Specializuar gjatë shpalosjes së aktakuzës kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në procesin gjyqësor që ka filluar dje në Hagë, ka përmendur sulmin ndaj Radivoje Papoviq, rektorit serb të Universitetit të Prishtinës,
“Ai nuk ishte objektiv legjitim ushtarak. Ishte civil dhe u vu në shënjestër për veprimtaritë e tij në sistemin arsimor”, tha dje Prokuroria.
Sulmi ndaj Popoviq kishte ndodhur në vitin 1997, me ç’rast ai kishte mbetur i plagosur, dhe duket e çuditshme se si Prokuroria e Specializuar në Hagë e ka futur në narracionin e saj akuzues këtë përderisa aktakuza kundër katër krerëve të UÇK-së përfshin periudhën 1998-1999
Por, kush ishte rektori famëkeq Radivoje Popoviq?
Radivoje Papoviq ishte emëruar si rektor i dhunshëm i Universitetit të Prishtinës pas masave dhe organeve të dhunshme që u imponuan në Universitetin e Prishtinës me vendim të Kuvendit të Serbisë më 27 qershor 1991 (publikuar në “Slluzhbeni gllasnik RS”).
Me atë rast, nga detyra e rektorit të Universitetit të Prishtinës ishte shkarkuar dhunshëm rektori shqiptar, Skënder Karahoda
Papoviqi ishte po ashtu anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të SPS-it, partisë së Slobodan Milosheviqit.
I mbështetur nga aparati shteteror i Milosheviqit, rektori Papoviq deboi studentët dhe profesorët shqiptarë nga fakultetet, bibliotekat dhe konviktet e Universitetit të Prishtinës
Në pozitën e rektorit, Papoviqi qëndroi deri në fillimin e luftës në Kosovë më 1998, kurse paraprakisht ishte organizuar atentati ndaj tij më 16 janar 1997, ku ai dhe shoferi i tij mbetën të palgosur pas shpërthimit të bombës së vendosur në veturën e tij.
Sipas nje versioni të lëshuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Beograd, bomba ishte vendosur nga vetë regjimi i Milosheviqit, sepse Papoviqi e kishte kundërshtuar Marrëveshjen Milosheviq-Rugova per kthimin e studentëve shqiptarë në objektet shkolle të Universitetit të Prishtinës
Në kohën sa ishte rektor, Papoviqi e emeroi Sheshelin si profesor në Universitetin e Prishtinës, ndërkohë që studentët shqiptarë i quante “monstrumë armiqesorë”.
Racizmi i rektorit të dhuneshëm Papoviq do të dilte në pah edhe kur deklaroi se “shqiptarët janë një popull që kanë bërë alfabet vetëm në vitin 1915, prandaj nuk e meritojnë të mësojnë në gjuhën shqipe në Universitetin e Prishtinës”
Kur ishte pyetur nga gazeta “Jedinstvo” për masat e dhunshme ndaj studentëve shqiptare, rektori Papoviq do të deklaronte se i vinte keq vetëm që nuk kishte zbatuar masa edhe me të dhunshme ndaj studentëve shqiptarë.
Në vitin 2004, ai u emerua nga Qeveria serbe si rektor i universitetit paralel serb që funksiononte në veri të lumit Ibër. Këtë pozitë e mbajti deri në vitin 2006,./Botapress.info/