Nga eksperimenti i filtrimit të gjakut i kryer nga kardiokirurgut Zhan Mitrev, humbi jetën edhe një kosovar. Metoda e aplikuara nga spitali privat i Zhan Mitrevit ka infektuar dhjetëra pacientë “me baktere vdekjeprurëse”, ndërsa spitali e ka aplikuar këtë metodë pa leje nga Agjencia shtetërore për Medikamente dhe Pajisje Mjekësore.
Lirë Sanija Gjakova, një grua nga Prishtina, është në mesin e së paku tetë familjeve të tjera që kanë ngritur kallëzime penale kundër spitalit privat të kardiokirurgjisë, “Zhan Mitrev”, në Shkup të Maqedonisë së Veriut, pas vdekjes së të afërmve të tyre.
Djali i Sanijas, Edoni, 43 vjeç, ka vdekur në dhjetor të vitit të kaluar, pas një trajtimi prej rreth dy muajsh në “Zhan Mitrev”.
“Djalin e dërgova në spitalin ‘Zhan Mitrev’, në tetor të vitit të kaluar, në këmbë të veta. Aspak në gjendje kritike. Dhe, u desh ta marr në arkivol”, kishte deklaruar Sanija për Rel.
Prokuroria Publike e Shkupit sot ka ngritur aktakuzë kundër kardiokirurgut të njohur maqedonas, Zhan Mitrev, dhe spitalit të tij Filipi i II, për veprën penale “mashtrim”.
Vendimi i Prokurorisë bazohet në një hetim, pas publikimit të një hulumtimi të rrjetit IRL, se metoda e aplikuara nga spitali privat i Zhan Mitrevit ka infektuar dhjetëra pacientë “me baktere vdekjeprurëse”, ndërsa spitali e ka aplikuar këtë metodë pa leje nga Agjencia shtetërore për Medikamente dhe Pajisje Mjekësore.
Hemofiltrimi përdoret në botë, por jo si metodë alternative e trajtimit. Megjithatë, sipas Prokurorisë, Mitrev i ka mashtruar pacientët duke përfituar mjete financiare në kundërshtim me ligjin, në vlerë prej 1.6 milion euro.
Nga aplikimi i kësaj metode të jashtëligjshme për personat e sëmurë me COVID-19 besohet të kenë humbur jetën 24 persona.
Nëse shpallet fajtor, Mitrev duhet të kthejë këto para pacientëve të dëmtuar apo familjarëve të tyre që kanë ndërruar jetë.
Për këtë vepër, Mitrev mund të dënohet nga një deri në 10 vjet burgim./Kush ishte 43 vjeçari nga Prishtina që vdiq nga eksperimenti i kardiokirurgut Zhan Mitrev – Insajderi