Kush është gjenerali serb Drazha Mihailoviq, të cilin e përmendi Kurti për barrikadat në Veri?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, derisa ka folur për situatën aktuale në Veri të vendit, ka thënë se personat që po qëndrojnë në barrikada janë duke emituar ish-gjeneralin e çetnikëve, Drazha Mihailoviq.


Kështu ka potencuar ai në një intervistë për mediumin Istagra.ba, ku është shprehur se barrikadat janë vendosur nga persona me uniformë të errët, të cilët i ka krahasuar më MIhailoviqin.

“Këto janë barrikada të njerëzve me uniforma të errëta, njerëz që janë tullac, me mjekër, duke imituar Drazha Mihailoviqin. Barrikadat e Wagnerit. Ata kanë armë dhe vendosin barrikada jo për të penguar kalimin e automjeteve, por për të mbrojtur atë njeri të armatosur me uniformë që do të qëllonte në automjete që do t’u afroheshin. Pra, këto janë barrikada luftarake”, ka thënë kryeministri Kurti.

Por, kush është ish-gjenerali serb, Drazha Mihailoviq?

Dragoljub Drazha Mihailoviq, ka qenë gjeneral serb përgjatë Luftës së Dytë Botërore, i cili ishte i njohur si udhëheqës i çetnikëve, përkatësisht kolonel i Ushtrisë Jugosllave.
Ai ka marrë pjesë në luftërat Ballkanike, e poashtu në Luftën e Parë Botërore.

Mihailoviq ishte angazhuar në luftën guerile përkrah partizanëve të Josip Broz Titos, kundër forcave okupuese gjermane, mirëpo për shkak të strategjive të kundërta dhe dallimeve ideologjike ata prishën raportet, derisa nga fundi i vitit 1941 të dy grupet ishin në konflikt të hapur./Botapress.info/

ngjashme