Skuadra e Chelseas tashmë dhe zyrtarisht është në shitje.Kjo u bë e ditur nga vet presidenti i kësaj skuadre, Roman Abramovich, shkruan Botapress.info
Abramovich e qiti skuadrën në shitje, pasi u përjashtua nga Mbretëria e Bashkuar, kjo sepse ai konsiderohet “dora e djathtë” e Putinit që ka sulmuar Ukrainë.
Ndonëse oferta e pare e tij ishte 4.2 miliardë, Abramovich thuhet të ketë arritur një marrëveshje verbale me një miliarder turk, por që ende nuk ka asgjë zyrtare.
E kur flitet për oferta, këto ditë në skenë doli edhe një biznismen tjetër nga Gana i njohur si Antwi Boasiako, që thuhet të ketë miniera ari.
Ai ka shkruar: “Unë jam një biznesmen, kam miniera ari dhe mund të përballoj 3 miliardë. Nëse blej Chelsean, një nga lojtarët e parë që do ta blejë është Vincius Junior”, tha ai.
Kujtojmë se për Chelsean i interesuar është dhe ish-kampioni i UFC, McGregor./Botapress.info/