Një rast fiktiv për mbledhjen e mjeteve financiare për shërimin e një të riu, i bëri bashkë ‘të fortit’ e rrjetit social TikTok, që mbledhin mjiëra persona në ‘livestream’.
Personazhi kontrovers, Vali Corleone, reperi Fero, e dy personazhet tjera të njohura në këtë rrjet social, Rasimi, Donzi e të tjerë, në muajin tetor kishin rënë në grackën e një personi që ishte prezantuar me emrin, Armend Morina, dhe i njëjti kërkoi nga njerëzit vullnetmirë që të ndihmojnë vëllain e tij, për të cilin pretendonte se vuan nga leukemia akute.
Edukatorja godet me shuplakë një fëmijë në një çerdhe në Mitrovicë, kopshti e pranon rastin
Që nga fundi i muajit tetor e deri më sot, i dyshuari tjetër, kishte shijuar lirinë nga arratia.
Burimet e Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se B.K., 31-vjeçar, gjatë ditës së sotme është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të prokurorit, pas përfundimit të procedurave policore, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Mashtrim’. Po ashtu brenda afatit ligjor, ndaj tij pritet që të merren veprimet tjera ligjore.
Por si dyshohet të ketë ndodhur i gjithë rasti?
Një person i prezantuar me emrin, Armend Morina, për disa ditë bëri thirrje për ndihmë, pasi pretendonte që vëllai i tij, Blerimi, vuan nga sëmundja e rëndë e leukemisë akute dhe për shërimin e tij nevojiteshin 100 mijë euro.
Me të dëgjuar për rastin, ‘kingat e TikTok-ut’, ishin mbledhur në video me lidhje direkte dhe kishin arritur që brenda 24 orëve të arrijnë t’i grumbullojnë mbi 95 mijë euro.
E nga këto para, dyshohet se Armendi dhe personi që u arrestua sot, kanë përvetësuar hiç më pak se 18 mijë euro.
Gjërat kishin nisur të marrin kahje të dyshimtë pasi Armendi ishte ‘zhdukur’ dhe telefoni i tij nuk po funksiononte më. Kjo kishte bërë që donatorët të shqetësohen dhe të ngrenë dyshime nëse paratë që mblodhën shkuan në vendin e destinuar.
Pas denoncimit të rastit, kanë filluar hulumtimet prej të cilave është mësuar se në Klinikën e Hematologjisë, ku trajtohet leukemia akute, nuk kanë mundur të konfirmojnë një pacient me emrin Blerim Morina.
E as në qytetin prej të cilin pretendonin se vijnë dy vëllezërit Morina, askush s’ishte në dijeni për ‘ekzistencën’ e tyre.
Mashtrimi ishte zbuluar nga gazetarja Hafize Elshani ku kishte publikuar se personi me këtë identitet nuk po gjendet askund, as në spital dhe as në adresën e cekur në media dhe rrjete sociale. Tutje Gazetarja Elshani kishte analizuar foton ku sipas saj nuk ka mundësi që një person me leokimi akute të jetë me maskën që sigurojnë mbrojtje kundër COVID-19 dhe viruseve të tjera të qëndrojë i shtrirë në spital. Po ashtu dyshimet ishin dhe tek fotoja ku nuk u identifikonte që është i shtrië në spital saktësisht. Elshani bëri thirrje haptazi që Policia e Kosovës të gjej personin mashtrues dhe nga ajo ditë u kuptua dhe u bë lajm se personi me emrin Armend Morina i cili për disa ditë bëri thirrje për ndihmë, pasi pretendonte që vëllai i tij, Blerimi, vuan nga sëmundja e rëndë e leukemisë akute dhe për shërimin e tij nevojiteshin 100 mijë euro është mashtrues dhe ka identitet të rremë./Botapress.info/