Një moto të pazakontë e kishte pasur në shkollën e mesme kandidati i VV-së për Gjilanin, Alban Hyseni. Në rrjete sociale tashmë është publikuar libri i gjimnazit ku kishte ndjekur mësimet kandidati i VV-së për këtë komunë.
“Kush e rrahë bojlerin me thupër, e vokë ujin”, citohet të ketë thënë Hyseni në librin e kujtimeve. Madje hobin e tij ai e kishte cilësuar si “prishës”.
Kujtojmë se Alban Hyseni do të garojë edhe në raudin e dytë të zgjedhjeve në balotazh me kandidatin e LDK-së dhe kryetarin aktual të Gjilanit, Lutfi Haziri. /Botapress.info/