Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari tha se nuk po e konsiderojnë lirimin e TVSH-së dhe heqjen e akcizës për derivate.
Ajo tha se po e “përcjellin situatën” lidhur me marzhën e fitimit, në mënyrë që “të mos ketë abuzim me çmim”.
“TVSH-ja nuk ka qenë asnjëherë opsion, pasi është vështirë të monitorohet, pasi TVSH është ajo që paguhet nga qytetarët, prandaj lehtësisht thuhet, por është vështirë të bëhet, pasi mund të përfundojmë në situata kur hiqet TVSH, por çmimi mbetet i njëjtë, pasi operatorët ekonomikë nuk e heqin dhe ne nuk kemi mekanizëm për ta mbajtur çmimin tavan edhe për produkte të tjera. Sa i përket akcizës, mbetet të përcjellët, nuk e konsiderojmë si opsion, por e përcjellim situatën që çmimi nuk kalon çmimin e marzhës së caktuar”, tha Kusari.
Ministrja tha se po përgatisin “planifikime strategjike për ta rritur rezistencën ndaj rrethanave të krijuara në tregun botëror”.
“Kërkesat që kanë të bëjnë me tërheqjen e akcizës apo TVSH-në jemi duke i shqyrtuar me kujdes, por jo që mund themi sot se mund të ndryshohet akciza. Si e parë e punës akciza është e përcaktuar me ligj dhe rrjedhimisht çfarëdo ndryshimi duhet bërë nga Kuvendi dhe e dyta, TVSH-ja dhe akciza janë të hyra të buxhetit që në situatën aktuale mbesin ashtu siç janë. Por jemi duke shikuar se cilat janë mundësitë për të ndikuar nëse ka rritje të mëtutjeshme natyrisht në zinxhirin e furnizimit. Pra që të mos ketë multiplifikim apo zinxhir të rritjes edhe te produktet tjera”, tha ajo.



Të tjera
Lajme Opinione
Varfanjaku i dyshimtë’: Kimete Berisha e kthen lapsin sërish kundër Albin Kurtit
Shkrun Kimete Berisha Varfanjaku i dyshimtë
Lajme Showbiz
Adrola Dushi nis pushimet, ndan momente me ndjekësit në rrjetet sociale
Modelja e njohur shqiptare Adrola
Aktuale
Bixhozi ilegal në katër qytete: këta janë 21 të arrestuarit – u kapën me 170 mijë euro, vetura dhe armë
Pas aksionit të zhvilluar mbrëmë