Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka njoftuar se ministrja Mimoza Kusari-Lila do të mbajë sot një konferencë për media, ku do të prezantojë dy vendime të rëndësishme që lidhen me tregtinë dhe importet.
Sipas njoftimit të ministrisë, në konferencë do të bëhet prezantimi i vendimit për vendosjen e masave anti-dumping ndaj Serbisë, si dhe vendimit për kufizimin sasior të importeve.
“Ju njoftojmë se sot, ministrja e MINTI-t, Mimoza Kusari-Lila do të mbajë konferencë për media, ku do t’i prezantojë dy vendime të fundit të rëndësishme:
Vendimi për vendosjen e masave anti-dumping për Serbinë,
Vendimi për kufizimin sasior për importe. Konferenca do të mbahet: datë: 05.06.2026Ora: 12:00 vendi: MINTI”, thuhet në njoftimin e ministrisë.



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar