Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryediplomatin gjerman, Heiko Maas.Kurti ka njoftuar përmes Twitterit se me ministrin e jashtëm gjerman, ka pasur një bisedë produktive me theks të veçantë në anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO.
“Një bisedë produktive me ministrin e jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, me theks në perspektivën evropiane të Kosovës dhe lidhjet tona të forta. Gjermania është një anëtar kyç i BE-së dhe ne ndajmë të njëjtin vizion për një Ballkan Perëndimor demokratik të angazhuar për anëtarësim të plotë në BE dhe NATO”, ka shkruar Kurti.
Productive phone call with 🇩🇪 Foreign Minister @HeikoMaas highlighting Kosova‘s 🇪🇺perspective and our strong bilateral relations.
Germany is a critical member of #EU and we share the same vision for a democratic WB6, committed to full membership of the EU and NATO. pic.twitter.com/PnnhRbukBw
— Albin Kurti (@albinkurti) May 11, 2021