Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, do të marrë pjesë në varrimin e sotëm të Papa Françeskut në Romë.
“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në kryeqendrën e Italisë, Romë, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Në Romë nga Kosova po qëndron edhe presidentja Vjosa Osmani.
Ajo dje bashkë me presidentin shqiptar, Bajram Begaj, si dhe kardinalin e vetëm shqiptar, Ernest Simoni bënë homazhe për Papa Françeskun, për “të shprehur respektin e qytetarëve tanë ndaj përkushtimit të tij frymëzues për paqe, harmoni dhe dinjitet njerëzor në mbarë botën”



Të tjera
Aktuale
Dega e Vitisë e pret Abdixhikun një ditë pasi tri tjera ia kërkuan dorëheqjen
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së
Aktuale
Një i mitur gjendet pa shenja jete në fshatin Palabardh të Gjakovës
Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë e
Lajme
Disa prodhime të ujit mineral Kllokoti rezulton me përmbajtje të lartë të Borit
Disa lote prodhimi të ujit mineral