Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zbuluar sot kompromiset që janë arritur lidhur me zbatimin e Ligjit për të Huajt, i cili do të fillojë të zbatohet nga nesër.
Gjatë konferencës së përbashkët me emisarët e Bashkimit Evropian për dialog, Kurti ka pranuar se Qeveria ka vendosur të legalizojë përdorimin e disa dokumenteve që janë lëshuar nga strukturat paralele serbe në Kosovë.
Ndonëse Kurti dhe qeveria e tij vazhdimisht kanë theksuar se i kanë shkatërruar këto struktura, ai sot ka treguar se cilat dokumente të lëshuara nga këto struktura do të pranohen nga institucionet e Kosovës
“Qeveria e Republikës së Kosovës, po ashtu, do të hapë një dritare të re 3-mujore për të mundësuar qytetarëve të nacionalitetit serb të regjistrojnë faktet civile që deri më 15 mars 2026 janë regjistruar nga strukturat ilegale. Në këtë periudhë, aplikantëve do t’u lejohet përdorimi, ekskluzivisht si mjet identifikimi, i ID kartës të lëshuar nga strukturat jolegale. Ministria e Punëve të Brendshme do të nxjerrë udhëzime të detajuara që mundësojnë regjistrimin e këtyre fakteve brenda sistemit qendror të regjistrit civil të Republikës së Kosovës”, tha ai.



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar