Pajtohem se Aleksandër Vuçiç është shumë i mençur, ka thënë Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, kur është pyetur nga gazetari britanik, Alastair Campbell, derisa po merrte pjesë në podkastin me emër “The Rest Is Politics”, ku Campbell është bashkautor me ish-ministrin britanik, Rory Stewart.
Derisa Kurti shpjegonte në podkast strategjinë e Vuçiç-it me ndërkombëtarët, Campbell thotë se “Vuçiç është shumë i mençur” dhe më pas e pyet Kurtin se a pajtohet me këtë konstatim.
“Pajtoheni se është shumë i mençur, i zgjuar?”, i thotë Campbell Kurtit.
“Po” thotë Kurti, derisa e sqaron se bëhet fjalë për një mençuri që amerikanët i thonë “Street Smart”, term që thuhet për njerëzit që formimin nuk kanë pasur nevojë ta marrin nga librat, por janë krijuar nga përvojat jetësore në terren dhe kanë krijuar “inteligjencë të rrugës”, apo “mençuri të rrugës”.
Më pas Kurti lëvdon edhe një tjetër ish lider serb, Zoran Gjingjiç.
Thotë se sa udhëhiqte me Serbinë ai, serbët ishin pro perëndimorë, sepse vetë Gjingjiç ishte pro-perëndimor.
“Ka qenë pro perëndimor, ishte student i Jürgen Habermas (filozofit të madh gjerman)”, thotë Kurti.
Në fakt Gjingjiç nuk ka qenë kurrë student i Hbermasit dhe nuk është e qartë përse Kurti ia jep këtë epitet atij.
Gjithashtu, Gjingjiç jo vetëm që nuk ishte pro perëndimor, por ai e kishte filozofi politike që Serbia nuk duhet të jetë as me lindjen as me perëndimin, por duhet të përfitojë nga të dyja anët.
Kjo s’është hera e parë megjithatë që Kurti flet me nota shumë pozitive për Gjingjiç-in, por vazhdon të jetë e paqartë përse e bën, meqë asnjëherë nuk i është përgjigjur kësaj pyetje.
Emisioni i plotë: