Kurti sypatrembur para murmurimës, Olluri tallet me zëdhënësin e VV-së: E përjetuam edhe këtë budallallëk

Gazetari dhe analisti Parim Olluri është tallur me mburrjen e zëdhënësit të Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka me një video të kryeministrit Albin Kurti, i cili qëndron i patrembur nga rrufeja e fuqishme gjatë prononcimit për mediat.

Olluri e ka quajtur budallallëk veprimin e Manxhukës, i cili ka publikuar në Facebook videon e kryetarit të partisë teksa qëndron stoik përballë murmurimës.

“Wow, e përjetuam edhe shpërfaqjen e këtij budallaku. Partia e paska njoftuar popullin qe Lideri Suprem Albin Kurtit nuk tutet prej murmurimës. Video paskan postu”, ka shkruar Olluri.

LEXO EDHE KETE

Partia njofton popullin: Lideri Suprem nuk frikësohet nga bubullima

Me ironi, duke e quajtur Kurtin Mic Sokol, Olluri ka pyetur se përse ai nuk ishte bërë pjesë e luftës së fundit në Kosovë.

“Pse nuk hijke ne UÇK ky Mic Sokol? 23- 24 vjet i ka pase ky trim në vakt te luftës”, ka shkruar ai.

ngjashme