Kryeministri në detyrë dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përveç një postimi në profilin e tij në “facebook” ku e ka uruar festën e 28 nëntorit, nuk është parë në asnjë aktivitet tjetër përgjatë ditës.
Kurti s’është parë as në homazhet që janë zhvilluar në Prekaz tek kompleksi i Jasharajve. Aty nderimet e zhvilluara i ka udhëhequr kreu i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, i cili ka qenë nën shoqërinë e Besnik Bislimit, Mimoza Kusari Lilës e Liza Gashit.
Kreu i LVV-së nuk ka marrë pjesë as në organizimet që janë zhvilluar në Shqipëri, ku ka marrë pjesë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, derisa nga atje janë lajmëruar edhe Donika Gërvalla, Xhelal Sveçla e Albulena Haxhiu.
Ndërkohë nga zyra e tij s’ka pasur ndonjë njoftim zyrtar për agjendën e sotme të kryeministrit në detyrë dhe s’dihet se ku e ka kaluar Kurti festën e 28 nëntorit.



Të tjera
Lajme
Ky është 31 vjeçari që vdiq pasi ra nga një objekt në ndërtim
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot
Aktuale
Vdes personi që ra nga objekti në ndërtim në Vushtrri
Ka vdekur personi që ra nga
Aktuale
Një person bie nga një objekt që ishte në ndërtim në Vushtrri
Një burrë ka rënë sot nga