Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se kryediplomati evropian, Josep Borrell kishte deklaruar se fillimisht duhet të ketë deeskalimi, gjatë kësaj jave kur i pari i Qeverisë kërkoi takim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Gjatë një paraqitje të tij në Forumin e Prespës, kryeministri u shpreh se përfaqësuesi i Lartë, Borrell kërkoi takim vetëm pas rrëmbimit të tre policëve.
Kryeministri Kurti i shpjegon profesorit amerikan për vendin ku u kapën tre policët
“Kështu jam shumë i interesuar në këto takime, sidoqoftë, me thirrjen e fundit të zotit Borell, e shoh pak të çuditshme. Sepse kur unë kërkova javën e kaluar takim në Bruksel, Borell më tha se duhet të kemi fillimisht deeskalim, dhe më pas, pas rrëmbimit të tre policëve, Borell kërkoi për një takim të nivelit të lartë.” – deklaroi ai.
Kurti tha se takimi u kërkua vetëm kur “eskalimi ishte më së larti”.
“Kur eskalimi është më së larti, unë mora një ftesë për një takim, derisa kur kërkova, fillimisht më thanë që duhet të ketë deeskalim.” – u shpreh ai.
Madje, kryeministri ka thënë se ende nuk i ka kthyer përgjigje përfaqësuesit të Lartë, rreth pjesëmarrjes së tij në takim.
“Nuk kam vendosur ende, por do t’i jap një përgjigje z.Borell, takimi është për javën tjetër.” – tha Kurti.