Kreu i LVV-së, Albin Kurti, sot ka folur në një tubim me përkrahës në Gjilan, në prag të balotazhit të 9 nëntorit. Kurti ka kërkuar nga të pranishmit që të dalin dhe të votojnë në mëngjes herët, meqë sipas Kurtit në kulturën e shqiptarëve është që të shkojnë mysafir diku pasdite, shkruan Gazeta Express.
“Pasdite vjen naj mysfir, e merreni me mend nëse s’keni votuar paradite, duhet me nejt me mysafirin”, ka thënë Kurti, duke kërkuar që të votohet paradite.
Ai ka thënë që s’është turp që të pyetet mysafiri para se të hyjë brenda se a ka votuar.
Kreu i VV-së ka pasur sugjerime edhe për atë se si duhet të sillen kur të shkojnë në qendër të votimit.
“Kur të shkoni në vendvotim është më thjeshtë, kësaj radhe e keni një fletëvotim me dy emra. Emri i parë, 105, VV, është Alban Hyseni. Kur te shihni fletëvotimin, shkimin lartë, drejt tek rreshti i parë. S’keni pse shikoni teposhtë”, ka thënë Kurti



Të tjera
Lajme
Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e rëndë, do të varrosen në Kosovë
Erza (23 vjeçe) dhe Aulona (17
Aktuale
Kosova e 55-ta në kategorinë e militarizimit, sipas Indeksit Global të Paqes
Kosova renditet e 55-ta në botë
Aktuale
S’ka sinjale për formimin e institucioneve!
Ndërsa vendi po përballet me krizë