Kryeministri Albin Kurti ka përshëndetur votimin e buxhetit.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se buxheti i vitit 2026 ishte dashur të miratohej në fund të vitit të kaluar, por miratimi i tij u bë i mundur vetëm tani, transmeton IndeksOnline.
“… buxheti i miratuar sot, në vlerë prej rreth 4 miliardë euro, parasheh 867 milionë euro për komunat; përfshin pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik; përmban ndryshimin e nevojshëm që mundëson dyfishimin e shtesës për përvojën e punës nga 0.25 për qind në 0.50 për qind për 15 vitet e para; si dhe shtyrjen e afatit për zbatimin e shkallës progresive të tatimit në pronë, derisa të miratojmë Ligjin e ri për Tatimin në Pronë, në konsultim me komunat e vendit tonë” shkroi Kurti.
Ky është postimi i plotë i tij:
Miratimi i Buxhetit është lajm tejet i mirë për Republikën dhe qytetarët. Rikujtojmë se buxheti i vitit 2026 ishte dashur të miratohej në fund të vitit të kaluar, por miratimi i tij u bë i mundur vetëm tani. Falënderoj të gjithë deputetët dhe deputetet për votën mbështetëse, por edhe për vërejtjet dhe kritikat e tyre, të cilat do të mund të trajtohen së shpejti me rastin e rishikimit të tij.
Megjithatë, buxheti i miratuar sot, në vlerë prej rreth 4 miliardë euro, parasheh 867 milionë euro për komunat; përfshin pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik; përmban ndryshimin e nevojshëm që mundëson dyfishimin e shtesës për përvojën e punës nga 0.25 për qind në 0.50 për qind për 15 vitet e para; si dhe shtyrjen e afatit për zbatimin e shkallës progresive të tatimit në pronë, derisa të miratojmë Ligjin e ri për Tatimin në Pronë, në konsultim me komunat e vendit tonë.
Gjithashtu, më të rritet mbështetja për barna esenciale, për kulturën dhe për sportin. Rritet edhe mbështetja për ndërmarrësit në sektorin privat dhe për bujqit, si dhe për investime në infrastrukturë publike.



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar