Kryeministri Albin Kurti është përzier pak politikisht edhe në Sanxhal. Me rastin e 33 vjetorit të themelimit të Lvëizjes SDA, parti politike në Sanxhak, ka uruar themelimin e saj me arsyetimin se e 33 vjet më parë boshnjakët dhe shqiptarët po ndodheshin përballë një fati të ngjashëm të nxitura nga orekset e një Serbie të Madhe me flamurtar Millosheviqin dhe Akademinë Serbe.
Për me shumë ja Deklarata e Zyrës së Kryeministrit Kurti dërguar medieve në Kosovë.
Deklaratë me rastin e 33-vjetorit të themelimit të Lëvizjes SDA në Sanxhak
Prishtinë, 29 korrik 2023
Sot e 33 vjet më parë boshnjakët dhe shqiptarët po ndodheshin përballë një fati të ngjashëm të nxitura nga orekset e një Serbie të Madhe me flamurtar Millosheviqin dhe Akademinë Serbe.
Në territorin e Sanxhakut, ku edhe sot kujtesa kolektive për fatin e ngjashëm të shqiptarëve dhe boshnjakëve ndjehet dhe ruhet, kërkohej guxim e vendosmëri për ndërmarrjet politike. SDA e atëbotshme do t’i dilte zot kësaj pune, si në Bosnje, si jashtë saj. Do të ishte SDA lëvizja që vendosi celulat e shtetit të sotëm boshnjak, kristalizimit të identitetit kombëtar si dhe pluralizmit politik brenda dhe jashtë Bosnjës.
Serbia edhe sot mohon gjenocidet e kryera, dhe nuk do t’ia dijë as për S-në e Sanxhakut. Në mënyrë sistematike çon në moszhvillim rajonet e banuara me pjesëtarë pakicash si Lugina e Preshevës e Sanxhaku, ndërsa flet se tjerët po punojnë në dëbimin e serbëve. Nuk zgjeron të drejtat e tyre, por drejton gishtin kah ne për diskriminim. Në fjalë tjera: në një trajektore prej 33 vjetësh kemi përballë një Serbi që nuk ndryshon.
Urime 33- vjetori i themelimit të Lëvizjes SDA në Sanxhak.