Kurti për marrëveshjen me MCC: Është granti më i madh në histori të Kosovës së çliruar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në lidhje me marrëveshjen që është nënshkruar me MCC-në.Kurti theksoi se me arritjen e kësaj marrëveshje janë thelluar edhe më shumë marrëdhëniet me SHBA-në.

“Deri më tani qytetarët e Kosovës kanë përjetuar kriza energjetike të vazhdueshme. Me nënshkrimin e marrëveshjes së Programit Kompakt për sektorin e energjisë, qeveria jo vetëm që i ka thelluar marrëdhëniet me aleatin tonë kryesor Perëndimor, konkretisht ka filluar punën  për transformimin e sektorit energjetik duke pasur për bazë pavarësinë energjike”, është shprehur” Kurti.

“Në Uashington DC nënshkruam marrëveshjen me të cilën Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit janë pajtuar t’i japin Kosovës grant në vlerë prej 202 milionë dollarë. Ky është granti më i madh në histori të Kosovës së çliruar”, tha Kurti./Botapress.info/

ngjashme