Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar përsëri zgjedhjen e kryetarëve të rinj të katër komunave veriore, ndërsa tregoi edhe disa detaje nga biseda që ka pasur me kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemin.
Kurti ka thënë se ishte i brengosur mos ishte mërzitur Hetemi pas qëndrimit të gjatë brenda komunës, ndërsa tregoi se edhe Hetemi ishte brengosur mos ishte mërzitur Kurti.
Escobar: Kurti është partneri ynë, por nganjëherë është partner i vështirë
“Këta kryetarë kanë marrë pak vota, por ata të tjerët kanë marrë aspak vota. Zgjedhjet duhet të jenë të lira demokratike me fushatë fer e të hapur e pa banda kriminale. Unë e thirra në telefon e bisedova me kryetarin Lulzim Hetemin dhe ndodhi diçka interesante, se për të thënë të drejtën kur e thirra kisha një shqetësim mos u mërzit në zyrë u bënë shumë javë. Por unë teksa isha i brengosur mos është mërzitur ai, ai ishte i brengosur mos jam mërzitur unë. Kështu që i shqetësuar mos po lëshon pe, e ai i shqetësuar mos po lëshoi pe unë. Biseda në vazhdim ishte përveç se e përzemërt e këndshme”, tha kryeministri.
Po ashtu, Kurti tha se nuk e ka pritur që Hetemi mund të bëhet kryetar i Leposaviqit, por tërheqja e Jabllanoviqit e mundësoi një gjë të tillë./Botapress.info/