Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur dhënie e një “dritareje” kompromisin që bëri duke njohur letërnjoftimet e lëshuara nga Serbia për të zbatuar ligjin për të huajt dhe automjetet, duke iu krijuar lehtësira komunitetit serb që s’janë të pajisur me dokumente të Kosovës.
I pyetur nga gazetarët për këto koncensione, Kurti tha se struktura ilegale nuk ekzistojnë në fusha të tjera, por tha se ato janë në arsim e shëndetësi.
“Po zbatohet ligji nga periudha para 13 vjetëve dhe më në fund po zbatohet ligji. Do të bëjmë inkorporimin e të gjitha strukturave të cilat janë në sistemin e shëndetësisë dhe arsimit. Ju e dini që strukturat e tjera ilegale të Serbisë sikurse ato të sigurisë, të financave, të administrimit nuk ekzistojnë më. Kanë ngelur edhe arsimi dhe shëndetësia dhe ato do t’i inkorporojmë. Por, që ta bëjmë këtë, duhet ta kemi listën e të gjithëve që punojnë në këto struktura. S’duam që pacientët serbë të ngelen pa trajtim shëndetësor e nxënësit serbë të ngelin pa mësim, por kjo duhet të bëhet në mënyrë legale, kjo do të thotë përbrenda ligjshmërisë së Kosovës. Në këtë aspekt po punojmë duke e dhënë edhe një dritare 12-mujore, përkatësisht tremujore për qëndrim, pastaj për punë dhe për pajisje me dokumente të Kosovës”.
Kurti tha se afat të ngjashëm patën dhënë edhe targat dhe tha se “gjithçka po shkon sic është më së miri”.
“S’është veprim politik, por zbatim i ligjit, zbatim gradual në bashkëpunim me BE’në në mënyrë që në Kosovë të kemi legalizim, normalizim, investime për të gjithë qytetarët pa dallim”.



Të tjera
Lajme
Dekretohet ligji për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes
Është dekretuar ligji për ratifikimin e
Aktuale
Aktakuzë për togerin e Policisë së Kosovës, dyshohet që deri më 17 korrik 2025 ka spinuar për BIA-n serbe
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
Aktuale
Osmani ia merr Vetëvendosjes këtë deputete për zgjedhjet e 7 qershorit
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka