Kurti në Der Spiegel: Vuçiq dëshiron ta kthejë Serbinë në të kaluarën, por treni ka ikur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Der Spiegel, ka folur për situatën e krijuar në veri të Republikës së Kosovës.

Për Spiegel, Kurti tha se situata e tensionuar në veri është për shkak të “panikës së Beogradit”.Ai theksoi se Vuçiq dëshiron ta kthejë Serbinë në të kaluarën, por treni tashmë ka ikur.

LEXO EDHE KETE

Peja “zgjohet” nga të shtënat me armë zjarri, pamje nga vendi i ngjarjes

“Duket se Vuçiqi dëshiron ta kthejë Serbinë në të kaluarën. Por, ky tren është larguar. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur në favor të deklaratës sonë të pavarësisë. Nuk ka gjykatë më të lartë në këtë planet”- është shprehur Kurti.

Kurti poashtu deklaroi se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i bëjnë presion Serbisë që të zgjedhë mes “Perëndimit dhe Rusisë”.

“BE dhe SHBA po i bëjnë presion të madh Serbisë të zgjedhë mes Perëndimit demokratik dhe Rusisë”, tha Kurti.

Ndër tjerash, për Spiegel Kurti ka folur edhe për kohën sa ka qenë në burg në Serbi, duke thënë se “dëshironin të poshtëronin atje”.

“Nuk duhet ta harroj kohën time në burg. Në fillim më lejuan të lexoja vetëm letërsi ruse atje, donin të më poshtëronin. Por unë nuk i urrej serbët, nuk i urrej fare njerëzit” – ka thënë ai.

Kujtojmë që sot është dita e nëntë prej kur ka nisur barrikadimi i Veriut. Serbët atje kanë vendosur makineri të rënda e kamionë në shenjë revolte për arrestimin e ish-policit, Dejan Pantiq./Botapress.info/

ngjashme