Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Johann Wadephul.
Temë e diskutimit ka qenë raporti mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe zbatimi i Marrëveshjes bazë të Brukselit dhe Aneksit të Ohrit.
Kurti ka theksuar se kanë kaluar më shumë se dy vjet nga sulmi terrorist në Banjskë, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, dhe udhëheqësi i grupit terrorist, Milan Radoiçiq, ende nuk i është dorëzuar autoriteteve të Kosovës.
“Kryeministri nënvizoi faktin se edhe më shumë se dy vjet pas sulmit terrorist në Banjskë, ku mbeti i vrarë një rreshter i Policisë së Kosovës, udhëheqësi i këtij grupi terrorist dhe paramilitar, Millan Radoiçiq, vazhdon të endet i lirë në Serbi dhe Beogradi zyrtar refuzon t’ia dorëzojë atë dhe grupin e tij Republikës së Kosovës, përkundër fakteve për përfshirjen e tij në sulm dhe aktakuzës së prokurorisë së Kosovës ndaj tij, ndërkohë që ai dhe grupi i tij vazhdojnë të paraqesin rrezik për sigurinë e vendit”, është njoftuar nga Zyra e Kryeministrit.
Kurti ka theksuar gjithashtu se Kosova është e vendosur dhe e përkushtuar për të thelluar raportet bilaterale me Gjermaninë.
“Kryeministri u shpreh se Republika e Kosovës është e vendosur dhe e përkushtuar të punojë bashkë me Gjermaninë për të thelluar raportet bilaterale dhe për të avancuar në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Me këtë rast, ai theksoi se Republika e Kosovës meriton që të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe që Komisioni Evropian duhet ta dorëzojë sa më parë pyetësorin për anëtarësim”, u tha nga Zyra e Kryeministrit.



Të tjera
Lajme
Ky është 31 vjeçari që vdiq pasi ra nga një objekt në ndërtim
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot
Aktuale
Vdes personi që ra nga objekti në ndërtim në Vushtrri
Ka vdekur personi që ra nga
Aktuale
Një person bie nga një objekt që ishte në ndërtim në Vushtrri
Një burrë ka rënë sot nga