Kurti më 2019: Ivanoviq udhëhoqi “Rojat e Urës”, ata dëbuan shqiptarët nga shtëpitë e tyre

Albin Kurti më 2019 kishte dhënë një intervistë për median serbe N1, ku ishte pyetur edhe për Oliver Ivanoviqin. “Ju për Oliver Ivanoviqin keni thënë se është kriminel lufte, dua t’ju pyes se ku e bazoni këtë që e keni thënë dhe si mund të thoni ashtu për dike që nuk jeton më”?

Kështu e pyeste gazetari serb Kurtin, derisa pohonte me kokë.

LEXO EDHE KETE

Çka po ndodh kështu në Kosovë: Shtohen infektimet me Covid 19

“Në një far mënyre këtë e ka thënë Bernard Kushneri në librin e tij ‘Luftëtarët e Paqes’ dhe mendoj se Bernard Kushneri e ka njohur mirë situatën pasi që ishte shef i UNMIK-ut aso kohe. Ai (Ivanoviqi) ka marrë pjesë në ‘Rojet e Urës’, ka marrë pagë nga Serbia dhe e dimë se çfarë kanë bërë ata (Rojat e Urës). Ata i kanë dëbuar shqiptarët nga shtëpitë e tyre…”, përgjigjej në gjuhën serbe Kurti, shkruan Gazeta Insajderi.

Deklaratën e Kurtit për Ivanoviqin mund ta gjeni nga minuta e 29-të e kësaj interviste:

Në përvjetorin e vdekjes së ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zgjodhi fjalë të mëdha për ta përshkruar atë, si një person i përkushtuar për të luftuar për interesin e komunitetit dhe qytetit të tij.

ngjashme