Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një panel të sotëm diskutimi në Bruksel, ka dhënë disa ankesa ndaj Bashkimit Evropian, për mbështetjen e tyre të politikave të Serbisë.
Siç u shpreh ai para të pranishmëve, politikat e Kosovës, janë më shumë të pëlqyera sesa të mbështetura krahasuar me qasjen e tyre ndaj shtetit serb.
”Gjatë këtyre katër viteve të mandatit tim, kam vënë re një model shqetësues. Përpjekjet tona për të përparuar demokracinë, sundimin e ligjit dhe vlerat themelore të BE-së janë gjithnjë e më shumë të njohura në fjalë, por shumë rrallë mbështeten me veprime. Në fjalë, politikat tona janë më shumë të pëlqyera sesa të mbështetura, ndërsa politikat e fqinjit tonë të veriut janë më pak të pëlqyera por më shumë të mbështetura”.
Tutje, Kurti në panelin e organizuar në Bruksel nga Grupi i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, u përmendi atyre sesi Serbia po vazhdon ta mbrojë kryeterroristin Milan Radojiçiq.
”Fqinji ynë i veriut, që është agresiv dhe provokon tensione, dhe kërkon destabilizim, sot mban dhe mbron një terrorist, ndërkohë që Kosova mbetet nën masat kufizuese të Bashkimit Evropian. Po të ishim në vitet 2000, një situatë e tillë do të ishte e papranueshme për çdo qeveri demokratike. Dhe megjithatë, sot, ajo tolerohet, madje ndonjëherë racionalizohet këtu në Bruksel, ku ndërprerja e një akti të këtillë nga fqinjët tanë të veriut, njëkohësisht në aleancë me Moskën dhe Brukselin, shihet si një akt i ekuilibrit strategjik, në vend se ajo që është në të vërtetë: një ofendim i vlerave të BE-së dhe një pasqyrim i politikës dështake ndaj Serbisë”.
”Kjo nuk është thjesht një pasakordim; është një sfidë ndaj besueshmërisë dhe reputacionit të projektit evropian. Nëse Brukseli ende është një mbrojtës i parimeve themelore të Evropës, atëherë mbështetja e tij duhet t’i shkojë atyre që i mbrojnë ato, jo atyre që i komprometojnë ato”.



Të tjera
Lajme Opinione
Kriza e zgjedhjes së presidentit: kalkulimet politike dhe frika nga përgjegjësia
Nga Ramiz TAFILAJ Texas, SHBA
Kosova Lajme
Deputetët e Guxo, “qele gurë gojën”: S’i dalin në përkrahje Vjosa Osmanit
Anise bëjnë pjesë në partinë
Aktuale
Përplasjet Presidencë–Qeveri vazhdojnë, Kabineti i Osmanit publikon videon – Murati reagon ashpër
Polemikat mes Qeverisë dhe Presidencës