Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në lidhje me lajmin se Lista Serbe ka refuzuar që të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në katër komunat veriore me shumicë serbe.
Ai thotë se kjo është një shenjë e qartë se Beogradi ka kontroll mbi partinë në fjalë dhe ka ndërhyrje të vazhdueshme në punët e brendshme të Kosovës.
PSD në aksion, mbi veturën zyrtare të Konjufcës shkruajnë “Edhe asi edhe ksi”
Sipas tij një gjë e tillë përbën shkelje të menjëhershme të Marrëveshjes Bazike.
‘’ Lista Serbe refuzio të marë pjesë në zgjedhjet lokale në 4 komunat veriore të Repiblikës së Kosovës këtë Prill. Kjo është një shënjë e qartë e kontrollit të Beogradit mbi partinë dhe ndërhyrjen konstante në punët e brendshme të Kosovës’’– thotë Kurti në rrjetin social ”Twitter”.
Kurti ka kërkuar që BE-ja të dënojë këtë sjellje të Serbisë.