Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se Qeveria po bën investime të rëndësishme për infrastrukturën kritike të vendit.
Në një postim në Facebook, Kurti ka publikuar pamje nga punimet që po zhvillohen në veri, duke theksuar: “Investime jetike për infrastrukturën tonë kritike. Kanali i Ibër Lepencit po bëhet më i qëndrueshëm dhe më i sigurtë.”
Më herët, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se projekti për rehabilitimin e kanalit, me vlerë prej 13 milionë eurosh, është afër përfundimit.
“Për këtë projekt, Ibër Lepenci e kishte trashëguar një kontratë problematike që kishte zbatim për vetëm 10% për vite të tëra. Ndërsa, pas shkëputjes dhe rishpalljes, në dy vitet e fundit realizimi ka arritur rreth 90% dhe pritet të përfundojë gjatë muajve në vijim. Kanali prej 49 km është me rëndësi jetike për furnizim me energji, ujë të pijshëm e ujitje për bujqësi. Nga 20 km të pjesës së hapur të kanalit, 10 km ku kishte më shumë nevojë tashmë po rehabilitohen përmes projektit të Ibër Lepencit me Bankën Botërore, përkrahur nga Qeveria e Republikës së Kosovës.”, ka njoftuar Rizvanolli.



Të tjera
Aktuale
Kurti takon kongresistët amerikanë
Kryeministri në detyrë i Republikës së
Aktuale
Vdes në xhami i moshuari nga Gjilani teksa priste faljen e Bajramit
Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur
Lajme Opinione
Bajrush Mnorina: U prehsh në Paqë Hafiz Gagica, apo “Ibrahim Rugova i Diaspores!”
Paska shkuar ne amahim Hafiz