Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë fjalës së tij në seancën e jashtëzakonshme e cila po bojkotohet nga ish-partitë opozitare, ka vlerësuar se në Kosovë nuk ka krizë ekonomike, prandaj nuk ka protesta të qytetarëve, por ka vetëm ankesa të opozitarëve.
“Në Kosovë nuk ka krizë ekonomike, rritja ekonomike në çerekun e dytë sivjet ka qenë 4.58 për qind të bruto produktit vendor. Për katër vjet sa kamë qenë kryeministër asnjëherë rritja ekonomike nuk ka qenë nën 4 për qind. Prandaj nuk ka protesta të qytetarëve, por vetëm ka vetëm ankesa të opozitarëve”.
Megjithatë, sipas Kurtit, vendi po rrezikon të ketë krizë sociale, nga kriza buxhetore e financiare, për shkak të keqpërdorimit të procedurave.
“Qëndrimet e subjekteve politike që nuk janë të pranishme për besë nuk kanë alibi, nëse ne sipas tyre qenkemi vonuar, pse nuk janë këtu për të na e lënë neve fajin e popullit buxhetin”, tha ai.



Të tjera
Aktuale
Kongresisti amerikan takon Abdixhikun dhe Osmanin në fillim të vizitës
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike
Aktuale
Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë
Ministri në detyrë i Financave, Punës
Aktuale
Haga zbulon pse u kërkua kohë shtesë në rastin e Thaçit e të tjerëve
Gjykata Speciale doli me njoftim lidhur