Kurti e thotë edhe këtë: Ekonomia në të kaluarën si vetura në të parën, ne tashmë jemi në të tretën

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vazhduar të pretendojë rritje dhe zhvillim ekonomik gjatë qeverisjes së vet tash pesë vjeçare.

Kurti ka bërë krahasime ironike me ish-udhëheqësit e vendit, duke thënë se më parë ekonomia funksiononte si një veturë e futur në marshin e parë, ndërsa tani vendi po lëviz në marshin e tretë.

“Sa i përket rritjes ekonomike, ne jemi trefish më të shpejtë se ata. Kjo do të thotë se, edhe nëse ata kanë pasur drejtimin dhe kahun e duhur, e kanë lënë shtetin si një veturë në marshin e parë dhe e kanë lodhur duke e mbajtur vetëm aty. Ne, nga ana tjetër, jemi trefish më të shpejtë, sepse jemi në marshin e tretë”, tha Kurti.

 

 

Ai foli edhe për sektorin e energjisë, duke njoftuar se në vitin 2026 do të rikthehet skema që shpërblen ata që kursejnë energji.

“Kushdo që në një muaj të vitit 2026 dëshmon me faturë se ka shpenzuar më pak se në të njëjtin muaj të vitit 2025, do të shpërblehet për këtë kursim. Kush kursen më shumë, shpërblehet më shumë. Rreth 200 mijë familje do të mund të përfitojnë nga kjo skemë”, ka deklaruar ai.

Të tjera

Aktuale

Sveçla e publikon emrin e serbit të arrestuar në Merdare

Më herët, Prokuroria Speciale njoftoi se

Aktuale

Asnjëri kandidat s’i merr votat e mjaftueshme për gjyqtarë në Kushtetuese

Asnjëri kandidat për gjyqtarë në Kushtetuese,