Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidatin e saj për kryetar të Komunës së Skenderajt në zgjedhjet e 12 tetorit dhe bëhet fjalë për, Hysni Mehanin
Lajmi është bërë i ditur sot gjatë një takimi me strukturat organizative të Qendrës së Skenderajt, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri në detyrë dhe lideri i VV-së, Albin Kurti.
Sipas njoftimit zyrtar, Mehani cilësohet si një njeri i afërt me qytetarët, i palodhur dhe me njohje të thellë për problemet lokale.
“Skenderaj ka nevojë për një drejtim të ri. Një drejtim që vendos qytetarin mbi gjithçka…”, thuhet në deklaratën e VV-së.
Përveç Kurtit, në takim morën pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i VV-së Alim Rama, koordinatori i Qendrave Salih Zyba dhe deputetja Arjeta Fejza, të cilët shprehën mbështetje të fuqishme për kandidaturën e Mehanit.
Vetëvendosje premton administratë transparente, investime në bujqësi, arsim e infrastrukturë, si dhe bashkëpunim të ngushtë me qeverinë qendrore për zhvillim të qëndrueshëm të Skenderajt./IndeksOnline/



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e