Kurti e lëshon seancën e Kuvendit

Kryeministri Albin Kurti është larguar nga seanca e Kuvendit.Ndërsa deputetët e pas kësaj kanë shkuar në pauzë për një orë.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri parashtroi propozimin për pauzë me kushtin që do të kthehet Kurti.

LEXO EDHE KETE

Rrahje mes dy grupeve te Rruga B, publikohen pamjet

“Ne si grup parlamentar i Partisë Demokratike propozojmë që të shkojmë në pauzë, me kushtin që do të na kthehet edhe kryeministri mbrapa që të diskutojmë me të, sepse kjo është seanca e parë që ne si parti opozitare e ftojmë kryeministrin”, tha ai.

Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci tha se ka shumë deputetë të paraqitur për diskutim.

“E kemi pjesën tjetër të qeverisë këtu, edhe pse nuk është kryeministri”, tha ajo.

Por Bogujevci u desh të pajtohej pasi që partitë tjera opozitare iu bashkuan PDK-së në kërkesën për pauzë./Botapress.info/

ngjashme