Kryeministri i Kosovës njëherësh edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur në hapjen zyrtare të fushatës së Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia për kryetar të Komunës së Prishtinës.
Ndër të tjerash, Kurti ka folur për problemet me të cilat përballet kryeqyteti i Kosovës, ndërsa ka thënë se për të gjitha këto probleme “Beni është ilaçi”, transmeton lajmi.net.
“Prishtina përballet me shumë problem por ‘Beni është ilaçi’. Unë e njoh Arbenin dhe punën e tij… Për të gjitha problemet me të cilat përballet Prishtina, Beni mund të më thërrasë lirisht për të biseduar…”, ka thënë Kurti.
Ai ka thënë se sa ka qenë Vitia ministër, nuk ka bërë asnjë ditë fushatë, andaj edhe si kryetar i Prishtinës do të fokusohet plotësisht në drejtimin e komunës.
Në fund, Kurti ka deklaruar se “Doktor Arbeni do ta shërojë Prishtinën”. /Botapress.info/