• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Kurti dhe Palmer ishin takuar edhe para 24 viteve, Dugolli jep detaje të vizitës së tyre në ShBA

nga Bota Press
1 Qershor, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Profesori universitar Bujar Dugolli, ka shpërndarë një fotografi ku shihen ai së bashku me Kryeministrin Albin Kurti dhe Përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, në një takim të realizuar në vitin 1997

Fotografia është rikthyer në qendër të vëmendjes, tash pasi që Kurti ka takuar sërish Palmerin 24 vite pas, por në cilësinë e kryeministrit të Kosovës.

Dugolli thotë se ky takim ishte realizuar më 1 dhjetor 1997, në Departamentin e Shtetit Amerikan,  ku ai dhe Kurti kishin marrë pjesë në cilësinë e udhëheqësve të Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës.

Dugolli në një prononcim për Telegrafin ka treguar se si kishte ardhur deri te takimi me Mattheë Palmer, i cili në atë kohë ishte asistent i Robert Gelbard i cili ishte i dërguari i presidentit Bill Clinton për Ballkanin.

“Në vitin 1997 pas protestave studentore të 1 tetorit, ku kryetar i organizatës së Unionit të Pavarur rtë Studentëve të Universitetit të Prishtinës kam qenë unë, Albin Kurti ka qenë anëtar i kryesisë, kemi qenë të ftuar në Departamentin e Shtetit nga i dërguari i presidentit Clinton, për Ballkanin, Robert Gelbard. Z. Palmer në atë kohë ka qenë si asistent i z.Gelbard, dhe takimi ka ndodhur më 1 dhjetor 1997”, tha Dugolli.

Dugolli ka shtuar se kontaktet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë që nga vitit 1997.

“Kontaktet me SHBA-në kanë qenë prej vitit 1997, para çdo lideri tjetër politik në Kosovën e sotit, përveç Ibrahim Rugovës që i ka pasur kontaktet, ndërsa të tjerët jemi ne ata që kemi pasur kontaktet më të vjetra me SHBA-të dhe administratën e DASH-it nga skena politike aktuale”, u shpreh Dugolli.

Ndryshe në postimin që Dugolli e kishte bërë më 22 mars të këtij viti, kishte shkruar se “Ashtu siç e kam thënë në vazhdimësi, se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, janë liderët politikë më të pëlqyer nga perëndimi, u dëshmua edhe para disa ditësh, ku diplomati amerikan, Mattheë Palmer, e rinkonfirmoi mbështetjen e tij dhe shtetit amerikan për vendin tonë dhe liderët e saj të ri.

Ky diplomat amerikan, mbështetjen për Kosovën dhe për ne e kishte bërë edhe para 24 vitesh, ku bashkë me Albin Kurtin u takuam me të dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të SHBA-së”.

Kujtojmë se Palmer është duke qëndruar për vizitë në Kosovë, ku së bashku me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ku gjatë ditës së djeshme kanë zhvilluar takime me krerët e institucioneve.

Tags: Palmer Kurti

Të ngjashme

Lajme

Zbulohen destinacionet më të lira të kësaj vere

nga Bota Press
7 Gusht, 2022
Lajme

Elon Musk sfidon Twitter-in: Të dëshmojë para publikut se…

nga Bota Press
7 Gusht, 2022
Lajme

Sonte, nata e fundit e “Sunny Hill”

nga Bota Press
7 Gusht, 2022
Ekskluzive

Receta shekullore e Djathit të Sharrit

nga Bota Press
7 Gusht, 2022


Lajmet e fundit

  • Zbulohen destinacionet më të lira të kësaj vere
  • Elon Musk sfidon Twitter-in: Të dëshmojë para publikut se…
  • Sonte, nata e fundit e “Sunny Hill”
  • Receta shekullore e Djathit të Sharrit
  • Sveçla në Veri, i viziton policët që u ballafaquan me sulme para një jave, ua jep një porosi

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.