Deputetja e VV-së, Shqipe Mehmeti-Selimi, e ka konfirmuar se nuk e ka votuar Donika Gërvallën për kryetare të Kuvendit.
Ajo e ka pranuar se vota e saj nuk lidhet me motive partiake, por me postimet e Donika Gërvallës kundër Rexhep Selimit.
“Në përgjigje të interesimit të madh të mediave dhe opinionit publik lidhur me arsyen se pse nuk mora pjesë në votim gjatë seancës së sotme, dëshiroj të sqaroj se mospjesëmarrja ime nuk lidhet me motive partiake. Ajo ka të bëjë me një postim të datës 7 shkurt dhe 25 mars 2020, të cilin po e bashkëngjis në këtë shkrim. Këtë shpjegim po e bëjë për hir të transparencës dhe respektit ndaj opinionit, mediave dhe në veçanti, përkrahësve e votuesve të Lëvizjes Vetëvendosje. I falënderoj për mirëkuptimin kolegët, aktivistët dhe votuesit e Lëvizjes”, ka shkruar ajo.
Por, Gërvallën e falën Kurti e Konjufca.
Me urdhër të Kurtit, Donika Gërvalla u porpozua për Kryetare të Kuvendit nga deputeti Glauk Konjufca.
Të dy votuan “pro” saj. Por ajo s’kaloi, sepse s’kishte votat e mjaftueshme.



Të tjera
Aktuale
Pezullohet Dekreti për shpërndarjen e kuvendit, Qeveria: Presim që vendimi përfundimtar të sjellë qartësi
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur
Lajme
Osmani për dekretin: S’jam pejgamber që të mos bëj gabime për atë ekziston Gjykata Kushtetuese
Derisa po flet për dekretin që
Aktuale
Osmani: Për shpërndarjen e Kuvendit vendosa pasi u konsultova me dhjetëra juristë brenda e jashtë kabinetit tim
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, tha