Kryeministri i Republikës së Kosovës , Albin Kurti, pas mbledhjes urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare ka mbajtur një konferencë për media, ku ka shpalosur më qartë masat anti-COVID, si dhe zbatimin e tyre në mënyrë që të parandalojë rritjen e infektimeve me COVID-19.
Ndër të tjera, Kryemnistri Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen si dhe të bëjnë kujdes më të shtuar, ngase sipas tij situata me COVID-19, është problematike.
Ai gjithashtu u shpreh se një problem tjetër është edhe hezitimi i qytetarëve në mos marrjen e vaksinës AstraZeneca, ani pse më shumë vaksina të mbetura është ajo e llojit AstraZeneca, raporton Zeri.info
“Problemi tjetër që kemi është se kemi shumë vaksina të mbetura të llojit AstraZeneca ndërkohë që kemi pak të atyre Pfizer. Unë dhe ministrat kemi marrë dy doza Astra Zeneca dhe ajo nuk qëndron aspak prapa vaksinës tjetër. Inkurajoj qytetarët që të marrin edhe këtë vaksinë pasi është shumë e sigurtë. Varianti Delta është problematik dhe është duke u shpërndarë me të madhe. 0.81% kanë qenë të vaksinuar së paku me një dozë. Prej fillimit të muajit deri pardje. Kemi dhjetëfishim të rasteve të atyre që janë infektuar me Covid”, është shprehur Kurti gjatë konferencës për media./Zëri