Ka dy ditë që në disa medie elektronike (TV) dhe portale po jepet lajme për “…Një stuhi dhe borë të madhe në New York”, pa e përcaktuar vendin se a bëhet fjalë për New York City (Qytetin e New Yorkut) apo për New York State (Shtetin e Nee Yorkut)!
Ky ngatërrim apo mos sqarim i këtij fakti po prodhon një lajm të hutueshëm, sidomos për shqiptarët që jetojnë në Qytetin e New Yorkut e po prodhon një lajm të rrejshëm për shqiptarët në Kosovë, në Shqipëri apo në Evropë.
Ka dy ditë që familjarë e miq më pyesin; “Si po e kaloni dimrin në New York? A po keni ngrohje? A po u ndalet rryma?”
E në fakt në New York, në qytetin e New Yorkut ku jetojnë mbi 9 milion banorë, nuk ka borë, ditën ka diell, mban pak kohë e ftohtë (mesi i muajit Nëntor) rrugët janë pa borë, pa akull, pa stuhi!
Por pse po ndodhë ky keqkuptim që po prodhon edhe lajme të pasakta?
Një stuhi dhe shtërngatë po mban në qytetin e Bufallos së New York State, pra të Shtetit të Neë Yorkut me rreth 30 milion banorë, e rajoni i Bufallos me veturë është larg Neë York-ut, qytetit të New Yorkut mbi 6 orë rrugë.
Thënë më qartë, kjo i bie sikur të thuash: Po bie borë në Evropë, e në fakt borë mund të zbardhë në majat më të larta të Zvicrrës apo të vendeve skandinave në Veri të Evropës.
Pra mos mos dallimi i emërtimeve : New York City- New York State, apo ngatërrimi i Qytetit të New Yorkut me Shtetin e New Yorkut përbën një hutim për banorët e Qytetit të New Yorkut që jetojnë 6 orë me veturë larg nga qyteti Bufallo i New York State – Shtetit të New Yorkut
Për të parë dallimin mes New York City dhe New York State, shih fotot në vazhdim:
New York lajmet nga Kosova Pamje e nje parku ne Qytetin e New Yorkut
Bore e madhe ne qytetin Buffalo te Shtetit te New Yorkut ne kufi me Kanaden
Distanca prej 6 oresh me veture mes qytetit Buffalo te Shtetit te New Yorkut (New York State) dhe Qytetit te New York-ut – New York Citu