• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Kur dhe ku u prodhuan armët e konfiskuara nga grupi terrorist në Banjskë?

nga Bota Press
2 Tetor, 2023
në Ekskluzive, Lajme
ShareShareShare

 

 

Fotografitë e një pjesë të armëve që Policia e Kosovës sekuestroi që nga 24 shtatori i këtij viti nga grupi terrorist që kreu sulm në Banjskë të Zveçanit, u prezantuan të dielën nga Policia e Kosovës.

Drejtori i PK-së, Gazmend Hoxha tregoi se ku dhe kur u prodhuan një pjesë e këtyre armëve, e që në mesin e tyre pati edhe armë që u prodhuan në vitin 2023, e që janë prodhim serb.

“Predhat janë të prodhuara në 2023 në Serbi, është pushko-mitrolezi 30mm, i cili është për qëllim të sulmit të këmbësorisë dhe mjeteve të blinduara” – tha ai.

Ai tutje shtoi se në mesin e armëve ka edhe disa raketahedhës që janë prodhim serb.

Hoxha gjatë prezantimit përmendi se viti i prodhimit të këtyre “Zola-ve” janë 2017-2021.

“Kemi siguruar 7 mjete të tilla të përdorura ndaj PK-së” – tha drejtori teksa shtoi se në mesin e armëve luftarake ka edhe minë kundër këmbësorisë.

Kjo minë tha se është prodhim ushtarak serb, e se vitit prodhimit është 1984.

“Këto janë mina anti-tankë, për qëllime ushtarake, janë prodhim i vitit 1969, prodhim serb. Është një minahedhës, 88mm, është përdor disa herë ditën e diel në sulm ndaj forcave tona policore” – shtoi tutje Hoxha.

Ai prezantoi edhe një minahedhës tjetër 60mm, i cili tha se është gjet më 24 shtator në rrethinat e manastirit.

“Qëllimin e ka për luftimin kundër këmbësorisë dhe istikameve. Po ashtu ka predha 80mm, viti i prodhimit 1990, prodhim i Serbisë, e ka edhe predha të njëjta, por 82mm” – tha ai.

Hoxha gjithashtu prezantoi edhe një hedhës automatik, i cili përdoret për predhat 30mm që janë gjetur nga PK e të cilat janë prodhuar në vitin 2023.

Drejtori shtoi se edhe ka edhe armë AK-47, që sipas tij janë prodhim i Serbisë e që janë të gjetura në dhe rreth vendit të ngjarjes.

Më 24 shtator 2023 një sulm terrorist u krye në Banjskë të Zveçanit.

Afrim Bunjaku, rreshter i Policisë së Kosovës, u vra, një polic tjetër u plagos e një tjetër u lëndua nga ky sulm, ndërsa Policia u sulmua disa herë radhazi nga grupi terrorist deri sa këta të fundit ikën në drejtim të Serbisë.

Në ditën kritike Policia sekuestroi 24 automjete, dy autoblinda e arsenal të madh armatimi luftarak që i kishte grupi terrorist.

Sekuestrimi i armëve të tjera po vazhdon që nga 24 shtatori, të cilat janë braktisur nga grupi terrorist në Banjskë dhe në zonën përreth.

Tre persona nga ky grup u vranë e disa të tjerë u arrestuan. Trupat e tre të vrarëve iu dorëzuan më 30 shtator 2023 familjarëve të tyre, pas përfundimit të procedurave të nevojshme nga organet kompetente.

Është ish-nënkryetari i Listës Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë që ka edhe mbështetjen e Qeverisë serbe – Millan Radoiçiq, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin ndërsa ka dhënë dorëheqje nga posti në partinë që i përkiste.

Radoiçiq tha se të gjithë skenarin e kishte bërë vet dhe askujt nuk i kishte treguar. Këto pretendime i njëjti i bëri përmes një letre të cilën e lexoi të premten pasdite avokati i tij i autorizuar, Goran Petronijeviq.

Sulmin terrorist të 24 shtatorit e dënuan ashpër edhe ndërkombëtarët.

Zhvillime të shumta pati që nga data e lartpërmendur. Në kufi me Kosovën, Serbia shtoi praninë e trupave ushtarake.

Mirëpo më 30 shtator 2023, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se “nuk e ka ndër mend ta urdhërojë ushtrinë” të kalojë kufirin me Kosovën dhe se do t’i tërheqë forcat serbe nga ajo pjesë, duke pretenduar se nuk është e vërtetë se Serbia po e dërgon ushtrinë në kufi.

“Vitin e kaluar kishim 14,000 njerëz pranë vijës administrative, sot kemi 7,500 dhe do ta reduktojmë në 4,000” – tha Vuçiq për “Financial Times”.

Më 29 shtator 2023, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bënë thirrje Serbisë t’i tërheqë trupat nga kufiri, duke e quajtur zhvendosjen e tyre “zhvillim shumë destabilizues”.

E një ditë më pas, të shtunën, edhe Qeveria e Kosovës dhe Bashkimi Europian i kërkuan po ashtu Serbisë t’i tërheqë trupat nga kufiri. /Kallxo

Tags: armeveri

Të ngjashme

Kosovë

Babai i Naim Murselit tregon momentin kur e mori vesh se djali i tij e organizoi krejt vrasjen

nga Bota Press
4 Dhjetor, 2023
Kosovë

Berisha: Nuk ishte plani i vetëm, ishte menduar edhe një inskenim me veturë

nga Bota Press
4 Dhjetor, 2023
Kosovë

Fëmijët s’e dinë që nëna ju ka vdekur, konfirmon babai i Naim Murselit

nga Bota Press
4 Dhjetor, 2023
Kosovë

Babai i Naim Murselit: Me pasë ditë që e ka bo djali jem, isha hakmarrë vetë – sot s’do ishte gjallë

nga Bota Press
4 Dhjetor, 2023


Lajmet e fundit

  • Del një detaj i rëndësishëm – “Në ditën e varrimit Naimi nuk ja fali xhenazen Liridonës”
  • Si u kapen vrasësit e Liridonës? Ish-kryehetuesi jep detaje nga hetimet
  • Babai i Naim Murselit tregon momentin kur e mori vesh se djali i tij e organizoi krejt vrasjen
  • Vëllau i Liridonës: Sot ajo prehet aty ku e ka vendin
  • Berisha: Nuk ishte plani i vetëm, ishte menduar edhe një inskenim me veturë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.