Botërori në Katar ka një tjetër rekord në tribuna. Carlos Maslaton ka ndjekur 32 ndeshje në Kupën e Botës deri më sot dhe ka “thyer” rekordin e mbajtur nga Thulani Ngsobo që nga viti 2010 i cili ishte ndalur në 31!
Argjentinasi është një avokat dhe analist financiar. Ai ka lindur në vitin 1958 dhe është i çmendur pas futbollit. Disa muaj më parë ai kishte tentuar të hynte në një restorant luksoz në Buenos Aires i veshur me atlete dhe i ishte refuzuar hyrja.
Lajmin për rekordin e ka dhënë vetë në Twitter dhe ka deklaruar se dëshiron të arrijë në 42 ndeshje në Katar. Ai shprehet se ka bileta dhe foto nga të gjitha ndeshjet. /Botapress.info/