Dardan Krasniqi, kunati i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, ka thënë se bashkëpartiaku i tij, Fatban Bunjaku, është Adem Grabovci i vogël i Lëvizjes Vetëvendosje.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka akuzuar Bunjakun se po keqpërdor pushtetin e kësaj partie, duke punësuar miqtë dhe familjarët e tij në borde të ndërmarrjeve publike.
“Me krejt këta anëtarët e bordeve që po zgjidhën po del që Fatban Bunjaku – dosta ose një farë lidhje dyshysh! Pra njëfarë Adem Grabovci i vogël! E Kosovën e mjerë s’po e lëshojnë kurrë do këso mini Adem Grabovca të mjerë. Ama edhe sojit të tij që e keqpërdor pushtetin e Lëvizja VETËVENDOSJE! i vjen fundi disi që përmes ndikimit dhe interferimeve me heqje ose listim në listë të kandidatëve manipulon procese e këndej dalim si të pavarur, objektiv e profesional! Ndalne këtë virus të tillë përpara se me pelcitë! Besoj që edhe përmes këtij statusi e merr përgjigjjen ky monstrum alla Graboci! Turp”, ka shkruar Krasniqi./Botapress.info/